Foto: REL/AFP

Kryeministri britanik "del negativ në testin për coronavirus"

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson doli negativ në testin për për coronavirus, para se të lëshohej nga spitali më 12 prill, ka thënë një zëdhënës i qeverisë.

“Kryeministri po përqendrohet në rimëkëmbjen e tij dhe nuk po kryen aktualisht punët e qeverisë”, shtoi zëdhënësi.

Johnson, 55 vjeç, është shtruar në spitalin St Thomas të Londrës të dielën e kaluar – dhjetë ditë pasi ka dalë pozitiv në testin për coronavirus.

Tre net i ka kaluar në kujdes intensiv./REL