Ilustrim

Kosovë, 2 mijë e 760 raste aktive me coronavirus

2 mijë e 760 raste me COVID-19 janë aktive në Kosovë sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Instituti të premten kishte njoftuar se 117 persona janë shëruar, ndërkaq 50 raste të reja janë konfirmuar me coronavirus.

Brenda 24 orëve ishin raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 14 mijë e 496 raste nga 56 mijë e 606 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 586 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11 mijë e 150 raste.