COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Konfirmohen 15 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19 nga 236 testime të kryera.

Sipas MSh-së, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë dhënë 71 doza të vaksinës kundër COVID-19 kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,830,008 doza të vaksinës.

Deri më sot 823,493 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë ndërsa janë dhënë 103,017 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225,259.

Në total numri i rasteve aktive është 67.