Pamje nga Vushtrria

Komuna e Vushtrrisë planifikon të dielën pushim për bizneset

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka kërkuar që dita e diel të jetë ditë pushimi për të gjitha bizneset e qytetit përpos atyre që iu lejohet me rregullore.

“Sot kam inicuar  Rregulloren e re komunale për orarin e punës së bizneseve që veprojnë në Komunën e Vushtrrisë. Kjo rregullore e re po bëhet duke respektuar kërkesat e shumta të qytetarëve gjatë dëgjimeve publike por edhe kërkesat që vazhdimisht kemi marrë nga punonjësit ” shkruan Tahiri në Facebook.

Sipas tij rregullorja do të jetë në diskutim publik në janar 2020, ku palët e interesit mund të japin mendimet e tyre në lidhje më këtë çështje.

Ky vendim do të hyjë në fuqi nga 1 shkurti nëse aprovohet nga Kuvendi i Komunës.