Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Klinaku tregon si i ra 'pishman' LDK-ja që objekti t'i jepet një kompanie për 20 vite

Në emisionin “Kallxo Pernime” ku po diskutohet për rrënimin e objektit të ish-Gjykatës Komunale në Vushtrri, Nezir Klinaku nga Lëvizja për Bashkim tha se është e pakuptimtë që të bëhet një shesh tjetër më katër ari parcelë në afërsi të sheshit ekzistues.

“Para dy-tre muajve, kryetari ka ardhë në Komitetin për politikë dhe financa, dhe para se me ardhë te rrënimi të objektit e ka propozu sheshin “Ibrahim Rugova”. Reagimi im ka qenë se çka kena na nevojë më ba një shesh, se ajo sipërfaqja janë katër ari, është parcela që po dojnë shesh të pavarësisë që po dojnë më i qit dy deklarata. Problemi është që aty 1 mijë metra katrorë janë në ndërtim. E kam kundërshtu, dhe nuk ka mujtë me shku në Kuvend. Edhe pse s’ka kalu, kryetari e ka qit prapë në kuvend”, u shpreh Klinaku.

Ai u shpreh se para disa kohësh kishte arritur që të bindte anëtarët e Kuvendit që objekti t’i jepet një kompanie për shfrytëzim për një periudhë afatgjate, në mënyrë që sipas tij të përfitojë edhe Komuna.

Ai thotë se pasi kjo u votua nga Kuvendi Komunal, ishte rikthyer prapë në rishqyrtim.

“E kanë votu të gjithë anëtarët e Kuvendit, që t’i jepet një kompanie për shfrytëzim për 99 vite. Pastaj një konflikt interesi se çfarë i ka ndodhur kryetarit dhe LDK-së nuk e di dhe menjëherë në mbledhjen tjetër na ka ardhë vendimi për rishqyrtimin e vendimit, pra jo për 99 vite po me kthy në 20 vite. Dhe u mur vendimi për 20 vite. Unë mendoj që duke pa propozimin e Komunës, para se me pru propozim vendimin për rrënim, ai ka propozu që me u bë një shesh, mendoj se është i Xhafer Tahirit”, shtoi ai.

Sonte në emisionin “Kallxo Pernime” po zhvillohet debati në lidhje me prapaskenat e rrënimit të objektit të ish-Gjykatës Komunale në Vushtrri. Akuzat dhe kundërakuzat në mes të pozitës dhe opozitës së Vushtrrisë kanë vazhduar edhe në studio.

Akuzat dhe kundër akuzat në mes të pozitës dhe opozitës së Vushtrrisë kanë vazhduar edhe në studio.