Ilustrim

Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi, arrestohet një i dyshuar në Prishtinë

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

Rasti dyshohet se ka ndodhur dje rreth orës 18:30.

Sipas Policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.