Aksident

Katër persona ë lënduar në aksidentin në Fushë Kosovë

Një aksident, i cili ndodhi rreth orës 16:00 në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ka rezultuar me katër persona të lënduar.

Kështu ka thënë për KALLXO.com, Flora Ahmti nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 16:00,në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka konfirmuar ajo.

Në fotografitë të cilat i kanë dërguar lexuesit e KALLXO.com shihet se aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave.

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Aksident