Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në rrugën industriale, Prishtinë- Fushë Kosovë. Nga fotot që kanë dërguar lexuesit e KALLXO.com shihen dy vetura të aksidentuara, nuk dihet nëse ka të lënduar. KALLXO.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është duke pritur një përgjigje për të kuptuar më shumë detaje rreth këtij aksidenti.