Ka vdekur në moshën 103 vjeçare aktori i Holivudian Kirk Douglas

Aktori i njohur amerikan, Kirk Douglas, njëri prej yjeve të epokës së artë të Hollivudit ka vdekur një ditë më parë (5.2.2020) në moshë 103 vjeçare, njofton prestigjiozja amerikane “The New York Times”.

Kirk Dougllas interpretoi në shumë filma hollivudian, ndërsa është i njohur edhe për rolin e Spartakut në film “Spartacus”.

Douglas lindi në Nju Jork në vitin 1916. Përveç aktor, ai ishte edhe producent e regjisor. Karrierën si aktor e nisi me filmin “The Love Strange of Martha Ivers”.

Gjatë karrierës së tij interpretoi në më shumë se 90 filma, të zhanreve të ndryshme, veçanërisht në filmat westerns, të luftës, etj.

Ai është babai i aktorit të njohur Michael Douglas

Për kontributin e tij në kinematografinë amerikane në vitin 1996, Akademia e Arteve e nderoi aktorin Kirk Dauglas me një çminin Oskar. Douglas mori edhe Medaljen Presidenciale të Lirisë, për arritje në jetë nga Instituti Amerikan i Filmit.