Itali – Nuk këndohet më nëpër ballkone, mbizotëron frika: Kjo situatë do të na gjunjëzojë

Disa ditë pasi nëpër të gjithë Italinë u shpall karantinë, njerëzit në të gjithë vendin u mblodhën nëpër ballkonet e tyre duke kënduar me instrumente.

“ Gjithçka do të jetë në rregull “ u tha në ditët e para të karantinës. Tre javë më vonë, kënga u ndal dhe shqetësimi i shoqërisë filloi të rritej e sidomos në Jugun e varfër, si dhe i gjithë kombi në një moment e kuptuan se gjithçka nuk do të jetë mirë, shkruan The Guardian.

Salvatore Melluso një prift nga Napoli thotë se njerëzit kanë frikë nga varfëria.

“ Më nuk po këndohet dhe kërcehet nëpër ballkone”.

“ Tashmë njerëzit kanë më shumë frikë, jo aq shumë nga virusi por nga varfëria. Shumë njerëz janë të papunë, përderisa janë shtuar radhët e gjata nëpër kuzhinat publike “

Në jug të Italisë kishte shumë më pak raste me Coronavirus në krahasim me rajonet në Veri ku situata ishte rënduar shumë. Sidoqoftë pandemia ka lënë pasoja të rënda në jetën e përditshme në Jugun e Italisë.

Tensionet janë përhapur në rajonet më të varfëra në jug, Cmpania, Kalabria, Sicilia dhe Puglia. Ndërsa në të njëjtën kohë njerëzve po iu mbarojnë paratë dhe ushqimi. The Guardian shkruan se disa dyqane të vogla duhej të jepnin ushqime falas, përderisa Policia po vëzhgonte dyqanet e mëdha duke i ruajtur nga vjedhjet e mundshme.

Ata që janë të vetëpunësuar, por edhe ata që punojnë me kontrata që nuk garantojnë përfitime sociale kanë mbetur pa pagë, dhe shumë punëdhënës të vegjël kanë mbyllur bizneset e tyre dhe vihet në pikëpyetje se a do të rihapen ndonjëherë.

Një kamarier nga Palermo që nuk po merr rrogë, thotë se kjo situatë do “ ti gjunjëzojë “ nga aspekti ekonomik, i njëjti në një bisedë për The Guardian tregon se për shkak të karantinës restoranti ku ka punua është mbyllur “ Unë kam një grua dhe dy fëmijë dhe ne po jetojmë me kursimet tona. Por nuk e di sa do të zgjasë kjo “ përderisa i njëjti vazhdon të tregoj se i është refuzuar nga banka shtyerja e këstit të kredisë, dhe nuk di se si do të vazhdojë të përballet me situatën.

Mbyllja e Italisë në karantinë do të zgjasë deri me datë 13 Prill, dhe do të ndikojë në 3.3 milion njerëz që punojnë në Itali në “ të zezën “ e nga ky numër mbi 1 milion persona jetojnë në jug të Italisë.

“Në fakt, ne nuk e dimë se sa njerëz punojnë në të zezë, kjo është vetëm një vlerësim,” tha Giovanni Orsina, profesor i shkencave politike në Universitetin Luiss në Romë.

“ Megjithatë shumë njerëz jetojnë nga dita në ditë, duke punuar përkohësisht, dhe jo punë të rregullt. Janë edhe shumë persona që janë pronarë të dyqaneve dhe njerëz që punojnë në mënyrë të pavarur të cilët kanë rezerva dhe kursime po që shumë shpejt do ti shpenzojnë derisa janë n izolim “ tha ai.

Ndërsa shqetësimi në shoqëri ka filluar të rritet shumë e më shumë, Kryeministri Italian ka njoftuar se 4.3 miliardë Euro nga Fondi i Solidaritetit janë lëshuar për Komunat si dhe pritet që edhe 400 Milion Euro të tjera do të lihen për kryetarët e komunave për të shërbyer si kuponë për ushqim, shkruan The Guardian.

“ Kjo nuk është e mjaftueshme. Ne prisnim më shumë dhe shpresojmë që Qeveria do të gjejë një mënyrë. Situata është shumë e ndjeshme, sepse një pjesë e konsiderueshme e popullsisë nuk ka të ardhura fare. Ata që jetonin me dinjitet, tani janë në telashe “ ka thënë kryetari i Catania Salvo Pugliese.

Një prej problemeve është se 4.3 miliardë euro duheshin lëshuar te kryetarët e komunave në maj, dhe shumë prej fondeve janë ndarë tashmë për nevoja të tjera.

“Nëse qeveria pret që ne t’i ushqejmë njerëzit me këto para, atëherë ne nuk do të kemi para për asgjë tjetër,” tha ai.

The Guardian shton se ka shenja që kriminelët po përfitojnë nga situata. Ka filluar një hetim mbi aktivitetet  e një grupi në Facebook të quajtur “  Revolucioni Nacional “ po vazhdon ti inkurajoj qytetarët që të plaçkisin dyqane.

“ Njerëzit në këtë grup janë ata që para se të mbylleshim në karantinë, ata jetonin nga këto plaçkitje. Por tani nuk mund të plaçkisin asgjë pos dyqaneve ushqimore dhe farmacive. Zakonisht për shkak të varfërisë së tepër, ata njerëz mbijetojnë nga plaçkitjet, por tani atyre nuk po ju shkon mirë “ kanë thënë për Guardin një burim nga Policia.

Leoluca Orlando, Kryetari i Komunës së Palermos, i ka kërkuar qeverisë që të krijojë të ardhura themelore për mbijetesë për qytetarët më të varfër, sepse ata kanë frikë se kriminelët mund të nxisin krimin nëpërmjet këtyre qytetarëve.

Edhe Policia Italiane është e shqetësuar, sepse mafia di të përdor edhe situatat më të këqija për të rekrutuar njerëz.

“Kriminelët kanë shumë para dhe tani njerëzit mund të fillojnë të punojnë për ta. Sapo të fillojnë, nuk do të ndalet “ .

“ Burokracia është armiku kryesor i këtij vendi “

Ndërkohë, taksat për punëdhënësit e vegjël janë shtyer dhe do të vonojnë, por ato nuk janë shfuqizuar, mirëpo punëdhënësit janë të detyruar ë gjejnë paratë që më vonë do të dueht ti paguajnë në këto llogari. Këta janë ata të cilët nuk mund të përballen me burokracionë.

“ Burokracia është armiku i vërtetë i këtij vendi, dhe në një krizë si kjo e sotme ky problem nuk mund të zgjidhet “ ka thënë Massimiliano Panrari, profesor në Universitetin Luiss.

“ Njerëzit mund të jenë përpjekur të qëndrojnë pozitiv në fillim të pandemisë dhe karantinës, por tani mendimet e tyre po kthehen në realitetin e hidhur dhe situatën e brishtë që po e kalon vendi “ tha ai.

Ora 18:00 e pasdites në Itali është kthyer në një moment heshtje kur kreu i Mbrojtjes Civile, Borrelli dha të dhënat e fundit në vend si pasojë e pandemisë.

Italia, vendi më i goditur nga pandemia COVID-19, ka mbi 100 mijë persona të prekur nga ky virus, përfshirë viktimat dhe të shëruarit dhe ata që janë në trajtim intensiv apo shtëpiak.

Mirëpo ditëve të fundit vijnë shifra shprese se shteti i prekur më së shumti nga “armiku i padukshëm” më në fund mund ta ketë kaluar “kulmin“ e pandemisë coronavirusit.

Italia duket se merr frymë, më pak raste të reja dhe rritje e numrit të të shëruarve

Përktheu-Marcel Lekaj