Infektohet me coronavirus shefi i Autoritetit të Portit të New York dhe New Jersey

Kreu i Autoritetit Portual të New York dhe New Jersey është infektuar me coronavirus.

Rick Cotton, drejtori ekzekutiv i Autoritetit Portual të New York dhe New Jersey, i cili menaxhon aeroportet kryesore të rajonit, urat, tunelet dhe terminalet e autobusëve, ka dalë pozitiv në testin për coronavirus, njoftoi sot guvernatori i New York, Andrew M. CuomoAndrew M. Cuomo.

“New York Times” citon guvernatorin të ketë thënë se Cotton ka hyrë vetë në karantinë në shtëpinë e tij dhe se do të punojë nga shtëpia.