Imazhet dramatike të protestave në Bjellorusi nga fotografi i arrestuar i REL-it

Një gjykatë në Minsk, më 16 shtator, dënoi fotoreporterin e Shërbimit bjellorus të Radios Evropa e Lirë Uladz Hrydzin dhe fotografin e pavarur Alyaksandr Vasyukovich me 11 ditë burg, për “pjesëmarrje në një tubim të paautorizuar”.

Hrydzin, një fotograf fitues i çmimeve, korrespodent i Radios Evropa e Lirë në Minsk dhe Vasyukovich, u gjetën fajtorë për shkeljen e ligjit të Bjellorusisë për pjesëmarrje në tubime masive.

Të dy fotografët dhe një gazetar tjetër u arrestuan në një lokal në Minsk nga një grup njerëzish të veshur më 13 shtator, ditën kur dhjetëra mijëra protestues u mblodhën në kryeqytetin bjellorus për të protestuar kundër rezultateve zyrtare nga zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit, që i dhanë një fitore të madhe Alyaksandr Lukashenkas.

Derisa autoritetet e privuan nga akreditimi i tij më 29 gusht, Hrydzin kishte punuar për Shërbimin Bjellorus të REL-it, duke mbuluar valën e demonstratave anti-qeveritare që shpërthyen në netët e 9-10 gushtit, pasi Lukashenka pretendoi fitoren në zgjedhjet e konsideruara si të manipuluara.

Këtu keni një përzgjedhje të imazheve që Hrydzin bëri për Radion Evropa e Lirë gjatë verës dramatike të trazirave politike në Bjellorusi.

Njerëz të paidentifikuar ndalojnë me forcë Paval Sevyarynets, një politikan i opozitës, afër shtëpisë së tij më 7 qershor.

Një protestues u arrestua në Sheshin e Pavarësisë në Minsk në prag të zgjedhjeve më 8 gusht.

Kandidatja e opozitës Svyatlana Tsikhanouskaya voton në një qendër votimi në rrethin e Vostok të Minskut më 9 gusht.

Një demonstruese e cila ishte rrahur nga policia, ulet në rrugë në Minsk gjatë protestës së parë pas zgjedhjeve në natën e 9-10 gushtit.

Policia përpiqet të shpërndajë protestuesit me topa uji.

Protestuesit mbajnë dritat e celularëve në një tubim proteste në 9-10 gusht.

Policia duke qëlluar me plumba gome ndaj protestuesve në Minsk në 9-10 gusht.

Forcat e armatosura të sigurisë lëvizin për të ndërhyrë kundër protestuesve në Minsk më 10 gusht.

Natallya Lubneuskaya, një reportere për gazetën Bjelloruse Nasha Niva, u qëllua në këmbë më 10 gusht. Ajo është ende në spital.

Një protestues i plagosur në rrugët e Minskut më 10 gusht. Forcat e sigurisë përdorën granata marramendëse dhe plumba gome kundër demonstruesve anti-qeveritarë. Disa protestues u rrahën rëndë.

Policia arrestoi njerëzit në rrugën Prytytski në Minsk, afër vendit ku Alyaksandr Taraykouski u vra gjatë protestave më 10 gusht. Taraykouski ishte një nga njerëzit e parë që vdiq në trazirat pas zgjedhjeve, që ka marrë disa jetë.

Forcat e sigurisë ndalojnë një makinë në Minsk dhe ndalojnë me forcë banorët e saj në natën e 11-12 gushtit.

Policia rrahu një grup njerëzish ndërsa një tjetër përpiqet të ikë, 11-12 gusht.

I pari nga disa tubime masive anti-qeveritare të fundjavës, u mbajt në qendër të Minskut më 16 gusht. Vlerësohet se morën pjesë rreth 200,000 njerëz.

Policia rrahu një grup njerëzish ndërsa një tjetër përpiqet të ikë, 11-12 gusht.

Forcat e sigurisë duke qëndruar prapa telave me gjemba vëzhgojnë protestuesit gjatë një tubimi tjetër masiv në Minsk më 23 gusht.

Tubimi i dytë i fundjavës më 23 gusht tërhoqi gjithashtu një turmë të madhe, që vlerësohet të ishte më shumë se 100,000.

Njerëzit marrin pjesë në varrimin e Mikita Kryutsou në Maladzyechna më 25 gusht. Kryutsou u zhduk pas një proteste në 12 gusht. Trupi i tij u gjet 10 ditë më vonë. Ka shumë pyetje që ende rrethojnë natyrën e vdekjes së tij, megjithëse zyrtarët sugjeruan se ishte vetëvrasje.

Punëtorët nga fabrika e automobilave BelAZ marshojnë në Zhodzina më 26 gusht.

Një pamje nga faqja e internetit e Shërbimit bjellorus të REL-it më 17 shtator, në ditën kur ky medium udhëheqës i pavarur bjellorus la një hapësirë bosh në faqen e parë të tyre me fjalët, “Duhet të kishte pasur një foto këtu”, në shenjë solidariteti me Hrydzin dhe Vasyukovich, të cilët u dënuan një ditë më parë./REL