I infektuari me COVID-19 shëtitet rrugëve të Prishtinës

Një person i infektuar me virusin COVID-19 nuk ka respektuar masën e izolimit.

Policia ka bërë të ditur se dje rreth orës 15:30, në rrugën “Tiranës” në Prishtinë është takuar i dyshuari i infektuar me COVID-19, pasi që i njëjti nuk ka respektuar masën e izolimit duke dalë nga shtëpia e tij.

Sipas njoftimit, policia e ka kthyer në shtëpi të dyshuarin dhe ndaj të njëjtit është inicuar rast për përhajpje të sëmundjeve ngjitëse.