Hoti tregon çka do të diskutohet nesër në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mohuar që në takimin e nesërm në Bruksel do të diskutohet për Asociacionin.

Në një tryezë të organizuar nga KDI për dialogun, Hoti tha se do të diskutohet për çështje ekonomike.

“Nesër ne Bruksel diskutohet për çështjen e obligimeve financiare, pensionet e viteve të 90-ta, reparacionet e luftës, dëmet e luftës, është një listë e gjatë e gjerave të do të diskutohen nesër”, tha Hoti.

Nesër në Bruksel do të zhvillohen bisedime mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të ekspertëve.

Dje Presidenti Thaçi  ka reaguar duke e konsideruar si të rrezikshëm këtë takim në të cilin sipas tij do të diskutohet për Asciacionin e Komunave Serbe.

“Rihapja e çështjes së Asociacionit përsëri në Bruksel, pas një dekade, është rikthim prapa për Kosovën. Është goditje ndaj shtetësisë së Kosovës dhe cenim i sovranitetit e me rrezik për krijimin e ‘Republikës Serbe në Kosovë’. Për diçka të tillë mendoj se parlamenti i Kosovës duhet të jetë shumë i vëmendshëm. Këtë të drejtë nuk e ka askush që të ulet të diskutojë as të negociojë e lëre të pretendojë të arrijë ndonjë marrëveshje të re për Asociacionin”, ka thënë Thaçi dje presidenti.

Presidenti e ka përsëritur sot reagimin duke e quajtur futjen e temës së Asociacionit në diskutim si  goditje ndaj shtetësisë dhe cenim i sovranitetit të shtetit tonë.