Foto: REL

Hashim Thaçi: Albin Kurti po i përdor institucionet për revolucionin e tij

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në intervistën dhënë për TV Dukagjin ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është duke përdorur institucionet e vendit për revolucion.

“Kemi një njeri, që për fat të keq është mbyllur në zyrën e kryeministrit dhe institucionet e vendit nuk shikon me i forcu, por shikon me i përdor si instrument për revolucionin e tij ideologjik. Ku ndodhë që vetë kryeministri me organizu protestë në kohë pandemie kundër institucioneve”, është shprehur Thaçi në këtë intervistë.