Ilustrim

Haradinaj shpreh ngushëllime për fëmijët kosovar që vdiqën gjatë ditës së djeshme në Francë

Gjatë ditës së djeshme, mediat Francë kanë raportuar se dy fëmijë kosovarë, motër e vëlla janë mbytur në një lum në Francë.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dy fëmijëve.

“Tragjike, lajmi për dy fëmijët nga Kosova që humbën jetën aksidentalisht duke rënë në lum në qytetin Montbrison, Loire të Francës. U shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas Agjencisë së lajmeve AFP, dy viktimat kanë qenë të mitur ndërsa tragjedia kishte ndodhur në Moingt, ujërat e të cilit kanë rritur nivelin kohëve të fundit pas shiut të rënë.

Sipas AFP-së, nëna e dy fëmijëve ishte duke luajtur me ta para lumit Moing dhe e njëjta kishte deklaruar se fillimisht kishte qenë djali i saj e më pas vajza kishte kërcyer në lum për ta shpëtuar të vëllain.

Nëna gjithashtu kishte deklaruar edhe se pas dy fëmijëve edhe ajo kishte kërcyer në lum për t’i shpëtuar fëmijët por nuk kishte arritur që t’i nxirrte të gjallë.