
Grabitje e armatosur në një market në Ferizaj
Në Raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se ka ndodhur një grabitje e armatosur në një market në Ferizaj.
Dy persona dyshohet se kanë kërcënuar me armë zjarri një grua, e cila ka qenë në vendin e punës dhe të njëjtës i kanë grabitur të holla në vlerë rreth 1 mijë euro.
“Ka ndodhur një grabitje e armatosur në një market. Sipas viktimës femër kosovare, punëtore e marketit, dy të dyshuar nën kërcënim të armës nga arka kanë grabitur para të gatshme, rreth një mijë (1000) euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.” – thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
Viktima për shkak të shqetësimit ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq rasti është duke u hetuar.
Rasti ka ndodhur më 03.03.2025, rreth orës 18:15 , ndërsa në Raport rasti është klasifikuar si “grabitje e armatosur”.