Seanca në rastin "Veteranët"

Gjykata ndalon publikimin e mbrojtjes së të akuzuarve në rastin "Veteranët"

Gjykata e Prishtinës ka ndaluar publikimin në media të dhënies së mbrojtjes së të akuzuarve në rastin e njohur si “Veteranët”.

Kryetarja e trupit gjykues, Nushe Kuka-Mekaj, këtë vendim e arsyetoi me qëllimin që të akuzuarit mos jenë në dijeni lidhur me përgjigjet e të akuzuarve tjerë gjatë marrjes në pyetje.

Gjykatësja Mekaj tha se pasi të gjithë të akuzuarit do ta përfundojnë dhënien e mbrojtjes së tyre, mund të publikohen deklarimet e të akuzuarve në media.

Sot mbrojtjen e tij është duke e dhënë ish- Kryeminisitri i Kosovës Agim Çeku.

Të akuzuar në këtë rast janë Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Kurse i akuzuari Fadil Shurdhaj seancën gjyqësore është duke e përcjellë  në mënyrë virtuale përmes platformës Zoom, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Në shtator të vitit  2018, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti aktakuzë kundër 12 personave për lëndën e njohur në opinion si “Veteranët”, nën akuzat për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Prokuroria pretendon se nga provat e siguruara është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumën prej  88,769,217.04 euro.

Nis seanca për “Veteranët”, njëri i akuzuar i kyqur në Zoom