Gjendet një granatë dore në mbeturina në Ferizaj

Një person dje në Ferizaj ka hasur në një granatë dore në afërsi të mbeturinave.

Pas kësaj, ai ka lajmëruar policinë të cilët kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.

Tutje policia ka njoftuar se njësia për deminimin e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit.

Nuk raportohet për ndonjë incident.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në ora 11:40.