Ilustrim

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Një person është gjetur i vdekur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, viktima është gjetur i shtrirë në rrugën “Uran Ajeti”, dje rreth orës 15:00.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisië Ligjore për obduksion.

Rasti nga ana e policisë po cilësohet si vdekje e dyshimtë.