Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Gjendet gruaja e humbur nga fshati Manastirc i Ferizajt

Në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Jezerc, në vendin e quajtur “Reka e Keqe” me ndihmën e familjarëve dhe banorëve të fshatrave përreth është gjetur e gjallë gruaja 60-vjeçe, e cila ishte larguar nga fshati Manastirc gjatë ditës së djeshme.

Ekipi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës përmes një njoftimi bëri të ditur se e moshuara ishte larguar nga shtëpia e vëllait të saj.

“E moshuara ishte larguar nga shtëpia e vllaut të saj në ora 14.10, kurse në ora 19.00 rasti është lajmëruar te ne nga Stacioni Rajonal i Policisë ku bashkë me pjestarët të Policisë, familjar dhe banorë të fshatrave përreth anëtarët tanë kanë filluar me operacionin”- thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim theksohet se e moshuara pas gjetjes është dërguar në emergjencë dhe po trajtohet nga gërvishjet që ka marrë.