Gjenden eshtrat e 2-vjeçarit francez, por vdekja e tij mbetet ende një mister

Janë bërë pothuajse nëntë muaj pasi një djalë dy vjeç e gjysmë u zhduk në një fshat të vogël në Alpet franceze, eshtrat e tij u gjetën nga një alpinist në një zonë që tashmë ishte kontrolluar.

Detektivët tani duhet të zbulojnë nëse vdekja e Emile Soleil ishte një aksident apo nëse ai ishte viktimë e një krimi, raporton BBC. 

Zhdukja e tij e pashpjegueshme në Haut-Vernet tronditi Francën korrikun e kaluar (2023).

Një komunikatë nga prokurorët vendas nuk specifikohet se cilat eshtra ishin gjetur, por u kuptua se përfshinin kafkën e Emile dhe disa dhëmbë. Tashmë ekipet mjeko-ligjore janë duke kërkuar për pjesën tjetër të trupit të tij.

Përderisa kryebashkiaku lokal, François Balique tha se ishte shumë i trishtuar për zbulimin dhe mendimet e tij ishin me prindërit e Emile. “Do të duhet shumë kohë për t’u rikuperuar nga kjo zhdukje dhe vdekje”, tha ai, përcjell BBC.

Pamjet e fundit të fëmijës ishin tregojnë se ai kishte të veshur një bluzë të verdhë dhe pantallona të shkurtra të bardha, rreth orës 17:15 me kohën lokale, më 08.07.2023 nga dy fqinjë të cilët e panë atë duke ecur vetë në rrugë të fshatit e që më pas kishin thënë se e kishin humbur.

Gjyshja e tij e kishte lajmëruar policinë më pas. Qindra njerëz iu bashkuan policisë në një kërkim të nesërmen dhe dy gjyqtarë hetues ishin caktuar për këtë çështje, e cila deri atëherë ishte një histori e madhe kombëtare.

French toddler Emile Soleil’s remains found but his death is still a mystery (bbc.com)

Përgatiti: Luljeta Beselica