Foto: Kallxo.com

FOTO: Dheu në rrugë rrezikon qarkullimin në Vushtrri

Në orët e mbrëmjes në fshatin Reznik të komunës së Vushtrrisë, banorët kanë hasur në vështirësi për të kaluar rrugën që lidhë fshatin me Vushtrrinë.

Një qytetar ka raportuar se kompania e kontraktuar nga komuna për shtruarjen e trotuarit ka hedhur zhavorrin në mes të rrugës pa asnjë shenjë paralajmëruese.

Policia e kontaktuar nga KALLXO.com tha se do të shkojë për të inspektuar atë, ndërsa zyrtarë të komunës nuk kanë qenë të qasshëm në telefon për një koment të menjëhershëm.

Ndërkaq kjo rrugë nuk është e ndriçuar fare dhe rreziku për një aksident është i madh.

Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com