Nënkryetaria e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe Nënkryetari i Kuvendit të Portugalisë, Marcos Perestrello. Foto: Kuvendi i Kosovës

Forumi i parë Ekonomik Kosovë-Portugali, Bogujevci takon homologun e saj portugez

Nënkryetaria e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe deputeti Erxhan Galushi, i cili e kryeson Grupin e Miqësisë Kosovë-Portugali të Kuvend kanë pritur në takim, nënkryetarin e Kuvendit të Portugalisë, Marcos Perestrello.

“Nënkryetarja Bogujevci i ka uruar mirëseardhje Nënkryetarit Perestello dhe delegacionit nga Portugalia, duke u shprehur e lumtur për këtë vizitë domethënëse të Nënkryetarit së bashku me delegacionin e tij” – thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Perestello do të qëndrojë në Kosovë për disa dita për të marrë pjesë në aktivitete të Forumit të parë Ekonomik Kosovë-Portugali, të organizuara bashkë me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës.

Sipas njoftimit, këto aktivitete që janë me interes së rritjes së bashkëpunimit mes shteteve në ekonomi, nisin prej nesër.

Delegacioni portugez përbehet nga zyrtarë të lartë, biznesmenë e afaristë.

“Nënkryetarja Bogujevci i ka uruar mirëseardhje Nënkryetarit Perestello dhe delegacionit nga Portugalia, duke u shprehur e lumtur për këtë vizitë domethënëse të Nënkryetarit së bashku me delegacionin e tij” – thuhet në njoftim.