Fondi Monetar Ndërkombëtar.rel

FMN: Inflacioni do të rritet deri në mesin e vitit 2022, Kosova e izoluar nga shtrenjtimi rrymës

Inflacioni për sivjet pritet të jetë rreth 5 për qind, ndërsa rritja e inflacionit parashihet të vazhdoj deri kah mesi i vitit të ardhshëm. Për dallim nga lëvizja e çminimeve të naftës dhe ushqimeve që ndikoi, Kosova qe e izoluar nga shtrenjtimit i çmimeve të energjisë elektrike, në përjashtim të disa kompanive. Kështu u tha në konferencën e organizuar e sotme për media nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Shefi i ekipit të FMN-së, Gabiriele Di Bella tregoi se çka ndikoi në rritjen e çmimeve.

“Ndryshe nga ajo që ka ndodhë në 2020-ën, inflacioni është rritur dhe besojmë që këtë vit do të përfundojmë rreth 5 për qind rritje. Lëvizja e çmimeve në naftë, ka ndikuar por edhe ndikimi i rritjes së çmimit të ushqimeve ka pasur ndikim të madh dhe në gjysmën e parë të vitit 2021, kemi parë një rritje çmimeve të energjisë në Evropë por Kosova ka qenë paksa e izoluar nga kjo rritje”, tha Di Bella.

Megjithatë ai thotë se disa kompani kanë pësuar nga kjo rritje e çmimeve për shkak të lidhjes së tyre me çmimet rajonale dhe ndërkombëtare të energjisë elektrike.

Shefi i ekipit të FMN-së, parashikon që rritje çmimesh të ketë deri në mesin e vitit të ardhshëm.

“Ajo që presim sa i përket inflacionit është që të vazhdoj rritje deri diku mesi i vitit 2022, pastaj të zbutet gradualisht më pas”, parashikon FMN.