Foto: Ilustrim

Ferizajasi arrestohet pasi e sulmoi fizikisht të dashurën e tij

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person, nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj, dje rreth orës 11:30.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht të dashurën e tij duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhetnë raporton policor.

Sipas PK-së, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.