Foto: Komuna e Ferizajt

Ferizaj, hapet Ambulanca e parë veterinare shkollore

Në shkollën e agrobiznesit “Zenel Hajdini” në Ferizaj sot është inauguruar projekti për Ambulancën Veterinare Shkollore, e para e këtij lloji në nivelin e shkollimit të mesëm në vend, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt.

Në mesin e shumë nxënësve dhe mësimdhënësve në këtë inaugurim ishte edhe i pari i kësaj komune Agim Aliu.

Sipas këtij njoftimi, ky investim i Komunës paraqet vizionin e sendërtimit të dijes në punë praktike për nxënësit e kësaj shkolle.

“Ky investim i Komunës që mori një kosto jo shumë të lartë paraqet vizionin e sendërtimit të dijeve shkollore në praktikë pune për nxënësit e shkollës së agrobiznesit”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Falënderues dhe mirënjohës për këtë investim u shpreh drejtori e zëvendës drejtori i kësaj shkolle.