Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ferizaj, digjet vetura në rrethana të panjohura

Në rrugën ‘Astrit Bytyqi’ në Ferizaj është raportuar se dje në orët e para të mëngjesit është djegur një veturë.

Policia thotë se rasti është raportuar nga një ankuese.

Sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovës, njësitet e zjarrfikëseve kanë lokalizuar zjarrin, nuk raportohet për të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 03:30.