CoVid-19 - Të shëruar

Edhe 143 të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike në testimet e fundit lajmëroi edhe për 143 të shëruar, duke quar numrin total të të shëruarëve në 3, 369 nga mbi 6 mijë të infektuar.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 143 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.369 raste,” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 419 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 241 raste pozitive.