Foto: KALLXO.com Ilustrim

Dyshohen se rrëmbyen një person, arrestohen dy të rinj

18 vjeçari me iniciale A. K. dhe i mituri me iniciale Y. S., janë arrestuar nën dyshimin se e kanë kryer veprën penale të “rrëmbimit”.

Zyrtarët policor të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme nën asistim të Njësitit për Reagim të Shpejtë kanë bastistur në dy lokacione dhe kanë sekuestruar një thikë e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ky arrestim ka ardhur si rezultat i një pune intenzive hetimore, të cilën zyrtarët policor e kanë nisur menjëherë pas denoncimit të rastit.

Tutje, hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme procedurale.