Foto: Fotopik

Dokumenti sekret zbulon planin 10-vjeçar të Rusisë për të destabilizuar Moldavinë

Një plan sekret i hartuar nga shërbimi rus i sigurisë, FSB, shpalosë opsione të detajuara për të destabilizuar Moldavinë, duke përfshirë mbështetjen e grupeve pro-ruse, përdorimin e Kishës Ortodokse dhe kërcënimin për ndërprerjen e furnizimit me gaz natyror, raporton CNN.

Dokumenti duket se është hartuar për të penguar animin e Moldavisë drejt Perëndimit, i cili përfshin marrëdhënie më të ngushta me NATO-n dhe një aplikim për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

CNN raporton se dokumenti në fjalë, vazhdimisht i referohet rëndësisë së parandalimit të anëtarësimit të Moldavisë në NATO.

CNN ka parë dokumentin e plotë, i cili duket se është shkruar në vitin 2021 nga Drejtoria e FSB-së për Bashkëpunimin Ndërkufitar. Titulli i tij është “Objektivat strategjikë të Federatës Ruse në Republikën e Moldavisë”.

Plani përfshin bërjen e Moldavisë të varur nga importet e gazit rus dhe nxitjen e konfliktit social, si dhe përpjekjen për të bllokuar përpjekjet e Moldavisë për të fituar ndikim në rajonin separatist pro-rus të Transnistrisë, ku ndodhen rreth 1500 ushtarë rusë./ CNN