Ilustrim

Dhunë në familje, vëllezërit rrahin vëllain dhe kunatën

Dy burra janë arrestuar dje për dhunë fizike ndaj vëllaut të tyre dhe gruan e tij në Gjilan.

Sipas njoftimit të Policisë, njëri nga të dyshuarit e kishte sulmuar fizikisht vëllaun e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima kishte marrë edhe tretman mjekësor.

Mirëpo i dyshuari tjetër kishte sulmuar edhe bashkëshorten e viktimës.

Me vendim të prokurorit, njëri është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.