Dekoratat e Presidentit në kohë fushate

Që prej kohës kur dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit, Ramush Haradinaj, partitë politike ndezën motorët për t`u bërë gati për fushatën elektorale.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, caktoi të dielën e 6 tetorit datën kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme Parlamentare.

E krahas zhvillimeve e përgatitjes për zgjedhje nga partitë politike, Thaçi që një kohë ka nis shpërndarjen e dekoratave për familje e personalitete të vendit.

“Afër një milion shqiptarë nga Kosova u detyruan t’i braktisin shtëpitë e tyre për të shpëtuar nga masakrat e regjimit serb në vitin 1998 dhe 1999. Një pjesë e madhe e tyre u strehuan në fshatin Çegran të Komunës së Gostivarit. Për mikpritjen, bujarinë dhe mbështetjen vëllazërore për qytetarët e Kosovës, sot kam dekoruar banorët e Çegranit me “Urdhrin e Lirisë””, kishte thënë Thaci më 16 gusht ku edhe kishte postuar një fotografi me disa prej banorëve të fshatit Çegranit, në mesin e tyre edhe Ambasadorin e Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj.

Me dekorata presidenti Thaçi vazhdoi edhe gjatë kësaj jave.

“Familjes së rapsodit të njohur Dervish Shaqa ia dorëzova Medaljen Presidenciale të Meritave. Dervish Shaqa ka dhënë kontribut të shquar në kultivimin e këngëve popullore, me vlera të larta patriotike, për dekada të tëra”, shkroi ish-lideri i PDK-së në “Facebook” teksa postimit ia bashkangjiti edhe një video.

Ai dekoroi edhe tri personalitete të tjera për kontribute në kohën e Luftës së Dytë Botërore.

“Me Urdhrin “Hero i Kosovës” dekorova të rënët në mbrojtje të tokave shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore: Beqë Hadërgjonaj, Beqë Kukalaj dhe Can Tishuku. Liria dhe pavarësia e Kosovës e ka bazament kontributin e vazhdueshëm të shumë brezave”, shkroi Thaçi.

Me urdhërin e lirisë, gjatë ditës së djeshme (E enjte, 05.09.2019), presidenti Hashim Thaçi dekoroi familjen Fejza.

“Me Urdhrin “Hero i Kosovës” dekorova të rënët në mbrojtje të tokave shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore: Beqë Hadergjonaj, Beqë Kukalaj dhe Can Tishuku. Liria dhe pavarësia e Kosovës e ka bazament kontributin e vazhdueshëm të shumë brezave”, thuhet në shkrimin e publikuar nga Thaçi në “Facebook”.