Tregu i festave te fundvitit

Prishtina hap "Tregun e Fundvitit" dhe ndez dritat dekoruese

Komuna e Prishtinës ka hapur “Tregun e fundvitit” dhe ka ndezur dritat dekoruese.

Këtë vit, për herë të parë, fokus i dekorimit dhe vendosjes së shtëpizave është rruga ‘Xhorxh Bush’ afër katedrales ‘Nënë Tereza’, e cila është mbyllur përkohësisht për qarkullim të veturave.

Përpos dritave dekoruese e tregut me shtëpiza, ku shërbehen pije e ushqime, në këtë hapësirë është vënë edhe skena ku pritet të ketë performanca muzikore nga kori i fëmijëve “Okarina” dhe “String String”.

“Tregu i Fundvitit” pritet të jetë i hapur deri më 8 janar 2023.

Zbukurimet nuk mungojnë edhe në sheshet ‘Zahir Pajaziti e ‘Skënderbeu’.

Tregu i fundvitit