Bosnjë, arrestohet ish-polici për vrasjen e 44 të burgosurve të luftës
Prokuroria shtetërore e Bosnjës tha se Dusan Culibrk, një anëtar i kohës së luftës i forcave rezerviste të policisë në Bosanska Krupa, u arrestua herët në mëngjes të martën në Donji Dubovik, një fshat në komunën Krupa na Uni, për krime të dyshuara lufte kundër civilëve.
“Dusan Culibrk, i njohur ndryshe si Cule, akuzohet për vrasjen e 44 të ndaluarve nga kampi Omarska, të kryera në lokalitetin Donji Dubovik në verën e vitit 1992”, tha prokuroria në një deklaratë.
Ajo tha që të burgosurve që u morën nga kampi Omarska, i cili drejtohej nga forcat serbe të Bosnjës, iu tha se do të liroheshin në një shkëmbim të burgosurish, por në vend të kësaj ata u transportuan në gropën Lisac në zonën Donji Dubovik dhe u qëlluan për vdekje.
Sipas prokurorisë, Culibrk vrau gjithashtu një grup prej shtatë civilësh boshnjakë që po shkonin nga Prijedori në Bihac në fillim të gushtit 1992.
Prokuroria tha se një tjetër i dyshuar në të njëjtën çështje, Milorad Kotur, është lokalizuar në Serbi dhe është marrë në pyetje. BalkanInsight