
Foto: Telegrafi Pamje nga ndeshja Shkupi - Ballkani (Foto: Ekipa.mk)
Ballkani fiton ndaj Shkupit
18.8.2022 - 23:04
Ekipi i Ballkanit nga Kosova ka shënuar fitore ndaj skuadrës së Shkupit me rezultat 2-1.
Ndeshja u zhvillua në Shkup në kuadër të Ligës së Konferencës.
Golat për klubin nga Suhareka i shënuan Albion Rrahmani dhe Meriton Korenica, ndërsa për klubin vendas – Shkupin, golin e shënoi Sunday Adetunji.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-1.