Foto: Telegrafi Pamje nga ndeshja Shkupi - Ballkani (Foto: Ekipa.mk)

Shkupi dhe Ballkani shënojnë nga një herë, pjesa e parë mbyllet në barazim

Shkupi dhe Ballkani e kanë mbyllur pjesën e parë me rezultat 1-1 në “Todor Proeski”.

Kjo është ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave në kuadër të play-offit të Ligës së Konferencës.

Shkupi kaloi i pari në avantazh në minutën e 18-të, por në minutën e 22-të Ballkani arriti të barazojë.

Vendasit e nisën më mirë kur rrezikua me Sunday Adetunji në minutën e 15-të, por Damir Ljuljanovic ishte në vend.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi goli për 1-0 në minutën e 18-të me Adetunjin që gjeti rrjetën pas harkimit në zonë nga Alvarez. Nigeriani shënoi me kokë.

Nuk vonoi shumë dhe Ballkani arriti të barazojë në minutën e 22-të, kur Armend Thaqi e gjen në zonë Albion Rahmanin, i cili e futi topin në rrjetë nga afër për 1-1.

Ballkani kërkoi penallti në minutën e 37-të, kur Rrahmani u rrëzua në zonë pas një duele me Blerton Shejin, por gjyqtari nuk reagoi fare.

Në minutën e 43-të, Shkupi ka mundur të kthejë epërsinë, kur Brdarovski harkoi në zonë për Adetunjin, i cili me kokë nga afër gjuajti jashtë.

Duke e parë paraqitjen e të dyja skuadrave në pjesën e parë, edhe pjesa e dytë pritet të sjell futboll të bukur. /Telegrafi/