Avdullah Hasani jep dorëheqje nga pozita e shefit të Task Forcës kundër narkotikëve te të rinjtë

Avdullah Hasani ka dhënë dorëheqje nga pozita e Shefit të Task Forcës Kundër Narkotikëve te të Rinjtë dhe Siguri në Shkolla.

Këtë e ka bërë të ditur Hasani përmes një shkrimi në ‘Facebook’.

“Kam dhënë dorëheqje nga pozita e Shefit të Task Forcës Kundër Narkotik tek të Rinjtë dhe Siguri në Shkolla. Ju falënderoj që më qëndruat pranë, më kritikuat, më këshilluat e nëpërmjet këtyre më ndihmuat. Angazhimi im tani e tutje do të jetë vetëm profesional”, ka shkruar Hasani.

Ai ishte emëruar në këtë pozitë me 21 qershor të vitit të kaluar.

Avdullah Hasani, shef i Task- Forcës kundër drogës në shkolla