Ferizaj

Asnjë rast me COVID-19 në Ferizaj sot

Komuna e Ferizajt që dje mbushi numrin me 81 të infektuar me COVID-19, sot nuk ka pasur asnjë person pozitiv me këtë virus.

Përvec njoftimit të IKShPK-së për këtë ka bërë të ditur edhe Komuna përmes një njoftimi.

“Nga mostrat e marra sot tek rastet e dyshuara me COVID-19 në Ferizaj, që të gjitha kanë rezultuar negative, pra nuk kemi raste të reja të konfirmuara pozitivisht me COVID-19 në Ferizaj.

Urojmë që kjo tatëpjetë e numrit të infektuarve ta përcjellë Ferizajn edhe ditëve në vijim e ju bashkëqytetarë, na dëgjoni, qëndroni në shtëpi shpejt do t’ia dalim”, ka bërë të ditur komuna.

30 persona janë diagonostifikuar me coronavirus sot në Kosovë, kurse janë shëruar edhe 9 persona.

Deri më tani, në Kosovë janë shënuar 510 persona të infektuar me coronavirus, 93 të shëruar dhe 12 viktima.

Në nivel global, numri i personave të prekur me COVID-19 deri më sot është 2,276 mijë e 359, 156 mijë e 118 viktima dhe janë shëruar 582,599 persona.

coro