Artan Sejrani bëhet ushtrues detyre i Kryetarit të Gjykatës së Prizrenit
Që nga viti 2004, Gjykata Themelore në Prizren ka pasur vetëm një kryetar, Ymer Hoxhën.
I njëjti me datë 3 korrik të këtij viti ka dalë në pension pasi mbajti pozitën e kryetarit për 16 vite, apo katër mandate.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës me vendim ka caktuar gjyqtarin Artan Sejrani ushtrues detyre të pozitës së Kryetarit të Gjykatës.
Këtë detyrë gjyqtari i Krimeve të Rënda tashmë e ka filluar që nga data 4 korrik, ndërsa do ta mbajë deri në zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës me mandat 4 vjeçar, procedurë që zhvillohet në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
Gjyqtari Artan Sejrani para se të caktohej si ushtrues detyre kishte mbajtur pozitën e nënkryetarit të Gjykatës që nga fillimi i vitit 2019, ndërsa detyrën si gjyqtar në Departamentin e krimeve të Rënda e ushtron që nga fillimi i vitit 2017.
Gjyqtari Artan Sejrani është kryetar i trupit gjykues në rastin për Krime Lufte ndaj të akuzuarit Darko Tasiq, kur më 22 qershor të akuzuarit Tasiq i kishte shqiptuar dënim me 22 vite burgim.
(VIDEO) Darko Tasiq dënohet për krime lufte në Krushë të Vogël