Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arsimi në #DebatPernime - LIVE

Sonte në #DebatPernime, përballë Jeta Xharrës në ciklin e debateve zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit do të diskutohet për arsimin.

Pjesë e debatit të sotëm janë: Frashër Demaj nga LDK, Emilia Rexhepi nga NDS Partia boshnjake, Blerim Gashani nga LVV – Lista e Vjosës Artan Berisha, Partia Liberale Egjiptiane PLE dhe ish zëvëndësministër i Arsimit, Qerim Bajrami nga Vakat.

Debati transmetohet në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.