Ilustrim.

Arrestohet një burrë në Ferizaj, dyshohet se ka dhunuar një grua

Një burrë në Ferizaj është arrestuar dje nën dyshimet se ka dhunuar një grua.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi ku tregohet se ky person dyshohet se ka dhunuar një grua gjatë periudhës së viteve 2020-2022.

Tutje, policia ka bërë të ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.