Foto ilustruese: Pixabay

Arrestohen se mashtronin të moshuarit me dokumente për pensione jashtë vendit

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për mashtrim në Prishtinë .

Sipas policisë, të njëjtit iu kishin premtuar 6 personave se në këmbim të parave do të ua rregullonin dokumentet për ndihmë jashtë dhe pensione. Sipas njoftimit, kryesisht personat e mashtruar kanë qenë të moshuar.

“Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka  ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë  të gjatë kohore  dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar”, thuhet në raportin policor.

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, në rast se kanë hasur në persona të tillë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.