Apple e zbulon datën e prezantimeve të reja

Kompania amerikane Apple e ka zbuluar zyrtarisht datën e prezantimit të ardhshëm virtual të ‘California Streaming’ që do të mbahet nesër, më 14 shtator, në orën 7 pasdite. Ngjarja do të zhvillohet në Teatrin Steve Jobs në Apple Park.

Burimi: Screenshot; Autori: Apple

Siç ishte rasti me WWDC dhe ngjarjet e tjera të vjeshtës, ky prezantim do të zhvillohet në sferën virtuale pa praninë e gazetarëve. Apple, sikurse herën e fundit, do të paraqesë segmente të para-regjistruara për secilën pajisje të prezantuar.

Ngjarja e vitit të kaluar u përqendrua në Apple Watch pasi prezantimi i iPhone u shty deri në muajin tetor, por këtë vit situata duhet të jetë ‘normale’, kështu që ne presim që Apple të prezantojë modele të reja të iPhone, Apple Watch dhe ndoshta – AirPods.

Burimi: Screenshot; Autori: Apple

Duke folur për produktet e reja, ka gjasa që ta shohim po ashtu edhe një MacBook Pro të ri ose një iPad të ri, por duke gjykuar nga orari i vitit të kaluar, Apple ka të ngjarë të ndajë prezantimin në disa evenimente. Kjo do të thotë se ekziston një shans i vërtetë që më 14 shtator nuk do të shohim as iPhone-in e ri – por do të kemi një prezantim njëorësh të shërbimeve të kompanisë (nga ku vjen edhe emri  California Streaming).

Burimi: Screenshot; Autori: Apple

Transmetimi i këtij evenimenti do të jetë i disponueshëm për tu parë përmes YouTube, faqes zyrtare të Apple ose Apple TV.

Përktheu: Nuhi Shala