VIDEO - Ambasadori i Shqipërisë: Kujdes tani, që të mos e humbim sezonin e verës

Është kohë zymtësie, një ankth po na përshkon, dikë më shumë, dikë më pak, por le ta gjejmë pak energji për veten dhe njerëzit që i kemi pranë edhe për një optimizëm, por domosdo të matur në rrethanat e tanishme.

Të mendojmë pozitivisht. Së paku herë pas here të hedhim vështrimin përpara.

Pas kësaj furtune gjithsesi vjen vera dhe pushimet. Na e sjellin ndërmend bregdetin e Shqipërisë me ato bukuri magjepsëse.

Transmetojmë pikërisht këtë aspekt të bisedës me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi, që e zhvilloi gazetarja Edona Demiqi. /21Media