Albin Kurti pret në takim Edi Ramën

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka mbërritur në zyret qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në takim ai pritet nga lideri i kësaj partie, Albin Kurti.

I pari që priti Ramën në hyrje të selisë ishte Glauk Konjufca.

Ndërsa, në takim po merr pjesë edhe ish-anëtari i LVV-së, tani ministër në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqiperisë, Gent Cakaj.

Nuk pritet të ketë dekalrime pas takimit.