Albin Kurti e Arben Vitia mbajnë konferencë për gazetarë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri i shëndetësisë Arben Vitia, pritet sot të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit bëhet e ditur se konferenca do të filloj në ora 17:30 tek ndërtesa e qeverisë.

Nuk janë dhënë detaje shtesë se për çfarë do të flitet në këtë konferencë por ajo vjen pak orë pasi Presidenti Hashim Thaçi vargoi një numër akuzash ndaj kryeministrit Kurti dhe zyrtarëve të VV-së në qeverinë e Kosovës rreth menaxhimit të pandemisë.

Që nga shfaqja e pandemisë COVID-19, institucionet e Kosovës kanë marrë një sërë masash për të parandaluar përhapjen.

Po ashtu është vendosur edhe ora policore, ndërsa që nga 5 maji ka filluar lehtësimi i masave duke vënë kështu në dispozicion dy 90-minutësha brenda ditës për të qarkulluar  sipas shifrës së parafundit të numrit personal të kartës së identitetit.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 945 raste më COVID-19, nga ta janë shëruar 690 persona, ndërsa 226 raste vazhdojnë të jenë aktive.