Getty Images, BBC

Aktori Alec Baldwin vret fotografen gjatë xhirimeve të një filmi

Një grua ka vdekur dhe një burrë ka mbetur i plagosur pasi aktori Alec Baldwin i qëlloi më armë zjarri gjatë xhirimeve të një filmi në Meksikë.

Zyrtarët policorë në Santa Fe të Nju Meksikos bën të ditur se drejtoresha e fotografisë Halyna Hutchins dhe regjisori Joel Souza u qëlluan të enjten gjatë xhirimit të filmit “Rust”, raporton BBC.

Një zëdhënës për Baldwin theksoi se incidenti përfshiu mosfunksionim e një arme.

42-vjeçarja ishte transportuar me helikopter në Spitalin e Nju Meksikos, ku më pas u deklarua e vdekur nga stafi mjekësor.

Në ndërkohë xhirimet e filmit janë ndërprerë.

Mediat lokale në Meksikë kanë raportuar se Baldwin ishte parë të enjten jashtë stacionit të policisë, duke qarë, ndërsa përpjekjet e gazetarëve për të marrë ndonjë deklaratë kishin qenë të pasuksesshme. BBC