Aksident trafiku mes tri veturave në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë, në segmentin rrugor fshati Doberllukë.

Një nga personat e aksidentuar ka pësuar lëndime trupore.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë në rajonin e Mitrovicës.

“Sonte rreth orës 22:00, në  rrugën nacionale  Mitrovicë -Prishtinë, në segmentin rrugorë fshati Deberllukë ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të tri (3) automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, ka thënë Zahiti.