Ilustrim

Aksident në magjistralen Podujevë - Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në magjistralen Podujevë – Prishtinë.

Sipas zëdhënëses së Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, nga aksidenti nuk ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 19:30, në magjistralen Podujevë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident i trafikut rrugor. Në këtë aksident, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje, janë shkaktusr vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

Të dielën në Kosovë kanë ndodhur disa aksidente trafiku, dy prej të cilave me fatalitet.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, për periudhën kohore janar-maj 2021, kanë ndodhur 37 aksidente me fatalitet dhe kanë humbur jetën 42 persona.